Beyonce merr kreun e box-office
27/04/2009
Filmi i cili kushtoi rreth 20 milionë dollarë për t’u bërë, e sheh Beyoncen në rolin kryesor krahas Idris Elba, si një çift martesa ideale të cilëve goditet pasi një person psikotik, i luajtur nga Ali Larter, fillon ta kërcënojë burrin.
Filmi i Zac Efron, “17 Again”, dhe filmi i Channing Tatum, “Fighting”, kanë një diferencë të ngushtë mes tyre, me të parin që mban pozitën e dytë me 11.7 milionë, dhe tjetrin që debuton në pozitën e tretë me 11.4 milion dollarë të fituar gjatë vikendit.
Dy debutime tjera kanë marrë pozitat katër dhe pesë. “The Soloist” ka mbledhur 9.7 milionë gjatë vikendit për të marrë vendin e katërt, ndërsa “Earth”, ka mbledhur 8.6 milionë për të mbyllur top pesëshin.


