Please enter at least 3 characters.

Beyonce i befason fansat me albumin e ri

2019/04/Beyoncekonc.jpg
237:"INDIO, CA - APRIL 14: Beyonce Knowles performs onstage during 2018 Coachella Valley Music And Arts Festival Weekend 1 at the Empire Polo Field on April 14, 2018 in Indio, California. (Photo by Larry Busacca/Getty Images for Coachella )
26:"Getty Images for Coachella

Filmi dokumentar i Netflix për Beyonce Knowles, "Homecoming", ka ardhur së bashku me një befasi - një album të ri të këngëtares.

Ylli i muzikës pop njoftoi për materialet e reja vetëm disa orë para dhënies premierë të dokumentarit të saj.

Edhe filmi edhe albumi përfshinë pamje nga performanca e saj në skenën e Festivalit Coachella të viti 2018.

Aty përfshihen interpretime të drejtpërdrejta të hiteve, si "Crazy In Love" e "Drunk In Love", die dhe ribashkimi i saj me grupin "Destiny's Child".

Fansat, po ashtu, mund ta dëgjojnë edhe versionin e Beyonce të këngës së "Maze" nga viti 1981, "Before I Let Go". /Telegrafi/