Please enter at least 3 characters.

Besarta Kastrati pranon se ka vrarë Fidan Shabin

2016/01/f.0514100005482_m.jpg

Burime të “Klan Kosovës” kanë bërë të ditur se pranimin e krimit ajo e ka bërë në prani të avokatit të saj, por, sipas saj, “motivi i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me babin e saj”.

Këto burime kanë bërë me dije se Besarta ka thënë se Shabi e kishte dhunuar kohë me parë dhe se në të gjallë të babait të saj, tash të ndjerit Salih Kastrati, asaj i ka ardhur turp të tregonte, transmeton Indeksonline.

Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me armen e viktimës, revolen e Fidan Shabit. /Telegrafi/