Besa mposhtë Feronikelin në miqësore
13/02/2015
Skuadra pejane, Besa ka arritur ta mposhtë në një ndeshje miqësore kampionin vjeshtor, Feronikelin me rezultat 3:1, transmeton Telegrafi.
Ndeshja është zhvilluar në Durrës, ku dy skuadrat kosovare po kryejnë fazën përgatitore, para fillimit të kampionatit në muajin mars.
Golat për ekipin pejan u shënuan nga dy mesfushorët Dukagjin Gashi dhe Ilir Nallbani ndërsa një tjetër e realizoi sulmuesi shtatgjatë Fatih Karahoda.
Ndërkohë golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e shënoi lojtari i talentuar Mendurim Hoti. /Telegrafi/


