Please enter at least 3 characters.

Besa Famiglia fiton derbin

2016/01/f.0923111716572_210.jpg

Në fakt, përforcimet e Besa Famiglias me hendbollistët kroatë Biljaka dhe Kukurika si dhe kthimi i Arben Muçollit e bën të veten, kështu që fituesi në asnjë moment nuk ishte enigmë.

Pejanët që në fillim të ndeshjes treguan “dhëmbët” dhe jo vetëm që kryesonin vazhdimisht, por epërsia me kalimin e kohës vetëm sa shtohej. Kroati nga Bosnja, Biljaka sikur e bënte dallimin në këtë ndeshje pasi ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e Prishtinës, e cila u tregua tejet e ngathtë.

“Kam pritur më shumë nga Prishtina e cila ka shumë vite që është me përbërjen e njëjtë, për dallim nga ne që kemi shumë ndryshime. Për mua kthimi nuk ishte i lehtë, por jam i kënaqur me lojë dhe mendoj se me meritë fituam”, tha Muçolli i Besa Famiglias. Kur pritej se vazhdimi do të sjellë të paktën lojë më të mirë të Prishtinës, kjo nuk ndodhi pasi të zgjedhurit e Taib Kabashit vazhduan lojën individuale e cila nuk vinte në shprehje.

”Besa me meritë shënoi fitore, kurse neve na mbetet të përmirësohemi në vazhdim të garave, e pse jo ta mposhtim Besën në Pejë”, tha trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi. Biljaka i Besa Famiglias shënoi 12 gola, kurse te Prishtina Mjeku, Kabashi e Hoxha shënuan nga 6 gola. /Zëri/Telegrafi/