Please enter at least 3 characters.

Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren

2022/07/d4667c1f-c76f-45a5-be1c-42b01503ddab.jpg

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë punimet, për shkak se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk iu dha fjala nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

Sipas Felajt, nuk ishte radha e Berishës për të folur në ato momente.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar deputetë demokratë të cilët kanë bllokuar foltoren.

Kjo situatë ka detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta për ta rifilluar më pas. /Euronews Albania/