Berisha vendimtar në fitoren e Salzburgut (Video)
15/10/2017
Valon Berisha ka qenë edhe njëherë ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij Red Bull Salzburg.
Reprezentuesi i Kosovës ishte titullar si gjithnjë në ndeshjen që Salzburg e zhvilloi në udhëtim tek Lask Linz.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, por ishte pikërisht mesfushori nga Kosova që barazoi shifrat nëpërmjet penalltisë në minutën e 27-të.
Salzburg në fund triumfoi me rezultat 3-1 dhe riktheu pozitën e parë në tabelë.
Aktualisht klubi bardh e kuq ka 24 pikë të grumbulluara dhe është lidere në Bundesliga. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x64k7is


