Please enter at least 3 characters.

Berisha në mesin e 10 portierëve më të mirë

2017/05/GettyImages-631741654-e1494941875840.jpg
220:"ROME, ITALY - JANUARY 15: Atalanta BC goalkeeper Etrit Berisha reacts during the Serie A match between SS Lazio and Atalanta BC at Stadio Olimpico on January 15, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Etrit Berisha rezulton të jetë mes 10 portierëve më të mirë të këtij sezoni.

Kjo është ajo që rezulton në përfundim të një studimi të kryer nga Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, CIES, kur kanë mbetur vetëm pak ndeshje nga mbyllja e kampionateve.

Ky institucion ka studiuar paraqitjet e futbollistëve që kanë luajtur për më shumë se 2000 minuta duke përpiluar edhe një klasifikim për çdo pozicion të futbollistëve në fushën e lojës.

Sipas këtij studimi, portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha që është te Atalanta në Serinë A është në vendin e shtatë për sa i përket gardianëve të portave me 81.5 pikë, po aq sa edhe Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës edhe Jan Oblak i Atletico Madrid.

Por, Observatori CIES nuk u mjaftua me kaq, por përpiloi edhe formacionin ideal të sezonit 2016/2017.

Kështu, porta mbahet nga Neuer, ndërkohë që në mbrojtje janë përzgjedhur Sandro, Hummels, Javi Martinez dhe Bruno Peres.

Në mesfushë vendi në formacionin ideal u takoi Paul Pogba, Thiago Alcantara e Keita. Ndërsa në sulm të zakonshmëve Lionel Messi e Cristiano Ronaldo u bashkohet edhe Dries Mertens.