Please enter at least 3 characters.

Berisha i pandalshëm, shënon dy gola të bukur me kokë

2019/12/GettyImages-1192612889.jpg
282:"GEELONG, AUSTRALIA - DECEMBER 08: Besart Berisha of Western United celebrates after scoring a goal during the round nine A-League match between Western United and Melbourne Victory at GMHBA Stadium on December 08, 2019 in Geelong, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Besart Berisha ka vazhduar me gola në kampionatin australian për skuadrën e tij Western United.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer në fitoren e madhe të Western United 3-1 ndaj Melbourne Victory.

Berisha ka shënuar dy gola në këtë sfidë, duke rikthyer ekipin e tij te fitorja pas tri disfatave radhazi.

Berisha fillimisht shënoi në minutën e 17-të me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Besart Berisha . (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Ndërkohë goli i dytë personal për Besartin erdhi në minutën e 43-të, përsëri me kokë kur realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore Western United ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 13 pikë pas nëntë takimeve.

Sa i përket Berishës, me këta dy gola të sotëm ngritët në koutën e katër golave në kampionat. /Telegrafi/