Benny Blanco kujton puthjen e parë me Selenën: Ajo u skuq në fytyrë
Benny Blanco zbuloi se Selena Gomez u bë aq nervoze kur u puthën për herë të parë, saqë u skuq në fytyrë.
“Nga fundi i takimit, thjesht ishim ulur në dhomën e ndenjës, në divan, dhe po luanim [lojën me letra] ‘We’re Not Really Strangers’,” tregoi producenti muzikor gjatë paraqitjes së tyre të përbashkët në episodin e së mërkurës të podcast-it “Table Manners” nga Jessie dhe Lennie Ware.
“Doli një kartë që thoshte: ‘Bëj një selfie me personin që ke pranë’, dhe ajo u afrua drejt gjoksit tim dhe bëri një ‘selfie’”.
Ishte pikërisht në atë moment, kujton ai, që ndjeu se duhej ta puthte të fejuarën e tij të ardhshme.
“E putha menjëherë, dhe zemra e saj filloi të rrihte shumë shpejt, dhe u skuq në fytyrë... ishte shumë e emocionuar”, zbuloi Blanco, 37 vjeç.
Selena dhe Benny Blanco u fejuan vitin e kaluar, një lajm që u bë kryetemë në mediet e shtypit rozë. /Telegrafi/


