Please enter at least 3 characters.

Benny Bee sjell këngën e re “Namate” në bashkëpunim me producentin gjerman, Marco Tolo

2020/08/Baaaa.png

Artisti i njohur shqiptar, Benny Bee, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Namate” mban titullin kjo këngë, për të cilën ka punuar me producentin gjerman, Marco Tolo.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, ndërsa për videon është përkujdesur Haris Ajrulahi.

Marco Tolo dhe Benny Bee (Foto: YouTube)

Kënga ritmike po ashtu është e kompletuar me një klip unik të realizuar pikërisht për këtë kohë.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat e dyshes së njohur.

Benny Bee përndryshe shquhet si një nga zërat e veçantë në skenën shqiptare, i cili gjashtë vite më parë zuri vendin e dytë në spektaklin “The Voice”. /Telegrafi/