Benitez: Mata më kujton Zolan
17/04/2013
Benitez mendon se Juan Mata me 18 golat dhe 29 asistimet e tij duhet të konsiderohet si fitues i potencial i çmimit “Lojtari i vitit” në Angli.
“Nëse e shikoni gjithë sezonin dhe i analizoni paraqitjet e tij, ai duhet të konsiderohet si i tillë. Ai ka luajtur dy ndeshje për çdo javë në muajt e fundit dhe ka qenë shumë i mirë. Mata është një profesionit i vërtetë dhe statistikat e tij tregojnë që është fantastik”.
“Juan më kujton Gianfranco Zolan kur ai ishte te Chelsea. Ai ka të njëjtën inteligjencë të lojës, që është çelësi, luan ndërmjet vijave, përpara qendërmbrojtësve”, deklaroi Benitez. /Telegrafi/


