Please enter at least 3 characters.

Benitez: Kam skuadër të talentuar

2016/01/benitez-kam-skuad-euml-r-t-euml-talentuar_hd.jpg

Ishte mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Dzemaili, ai i cili shënoi golin e fitores kundër Barcelonës.

“Të gjithë lojtarët tanë janë të talentuar. Çështja është se ne duhet të gjejmë lojtarë në treg të cilët janë në gjendja ta përmirësojnë një skuadër tashmë të fuqishme”.

“Nuk është e lehtë të përballesh me një skuadër të madhe si Barcelona, por ne duhej të kishim qasjen e duhur”.

“Ne kemi lojtarë që sapo janë rikthyer nga Kupa e Botës dhe u bë e qartë se ne u bëmë më të rrezikshëm me ta në ekip. Këta janë lojtarë kualitativ dhe ata e kanë dëshmuar këtë menjëherë”.

“Gonzalo Higuain mu duk pak i lodhur, andaj preferova të mos e rrezikoj atë. Ai do të luajë i gatshëm për play-offin e Ligës së Kampionëve, edhe pse nuk e di nëse do të jetë nga fillimi”, ka thënë spanjolli. /Telegrafi/