Bella Hadid mahnit me stil elegant gjatë një darke në West Hollywood
Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje për darkë me miqtë në West Hollywood.
Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një dukje të thjeshtë, por shumë stil, duke theksuar linjat e saj trupore me një bluzë portokalli pa mëngë dhe xhinse blu, të kombinuara me taka klasike.
Ajo e kompletoi pamjen me aksesorë minimalistë dhe një stil flokësh të mbledhur, duke ruajtur elegancën e saj karakteristike, shkruan DailyMail.
Bella u pa duke mbërritur në klubin ekskluziv Bird Streets Club, ku kaloi një mbrëmje të qetë me shoqet e saj.
Kjo dalje vjen vetëm pak ditë pasi modelja shkëlqeu edhe në festën e Vanity Fair pas Oscars, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më të spikatura të modës. /Telegrafi/


