Please enter at least 3 characters.

Bëhet virale video e Sterlingut që pyet bashkëlojtarin te Chelsea se çfarë pozicioni luan

2022/07/sterling-4.jpg

Një video e sulmuesit anglez, Raheem Sterling që pyet shokun e tij të ri të skuadrës në Chelsea, Malang Sarr, se çfarë pozicioni luan, është bërë virale.

Sterling i është bashkuar ekipit të Chelseat në SHBA për turneun para-sezonal pas transferimit të tij prej 55 milionë eurosh nga Manchester City .

Blutë aktualisht janë të vendosur në Los Angeles të Kalifornisë, përpara ndeshjes së tyre miqësore kundër Club America të dielën.

Reprezentuesi anglez është duke u njohur me shokët e tij të rinj, përfshirë Sarr, ku biseda e tij me lojtarin francez është kapur në video dhe është bërë virale.

Ndërsa të dy lojtarët shkonin në stadiumin LA Dodgers, Sterling mund të dëgjohet duke pyetur Sarrin se “Ti në të vërtetë je një qendërmbrojtës apo një mbrojtës i majtë?”.

https://twitter.com/CFCFeIix/status/1547604991942135808

“Qendërmbrojtës”, përgjigjet Sarr.

Biseda mes Sterling dhe Sarr bëri që përdoruesit e rrjeteve sociale të fillojnë të bëjnë shaka dhe video të bëhet virale. /Telegrafi/

https://twitter.com/everythin_fball/status/1547874145760727041

https://twitter.com/nYASH_WARR10R/status/1547634868946812929

https://twitter.com/HfutbolW/status/1547700906518388737