Please enter at least 3 characters.

Begaj mirëpret vendimin e Kenias për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet te pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Presidenti Begaj falënderoi homologun e tij William Rutto për marrjen e këtij vendimi.

“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim William Ruto për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Begaj në një postim në rrjetin social "X".

Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 118 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës. /Telegrafi/