Please enter at least 3 characters.

Befason aktori i famshëm Louis C.K: Po, kam abuzuar seksualisht (Foto)

2017/11/GettyImages-851745662.jpg
218:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 22: Louis C.K. attends Tribeca TV Festival's sneak peek of Better Things at Cinepolis Chelsea on September 22, 2017 in New York City. (Photo by Ben Gabbe/Getty Images for Tribeca TV Festival)
9:"Ben Gabbe

'Zhurma' e krijuar në Hollywood lidhur me abuzimet seksuale nuk ka të ndaluar.

Ndryshe nga herët e tjera kur vazhdimisht dëgjojmë akuza e më pas demantime se nuk ka pasur ngacmime seksuale, kësaj here për herë të parë ndodh që një aktor të pranojë se ka abuzuar seksualisht.

Ka qenë komediani i famshëm amerikan Louis C. K, ai i cili ka pranuar se fjalët që kanë dalë në mediat amerikanë që ai ka abuzuar me më së paku pesë femra, janë të vërteta!

Femrat në fjalë e kishin akuzuar komedianin për New York Times se ai kishte masturbuar në praninë e tyre.

Njëra nga to kishte thënë se ai e kishte pyetur nëse mund ta bënte diçka të tillë por ajo nuk kishte pranuar.

Kujtojmë se Hollywood prej muajsh ka përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale emrat si: Steven Segal , Harvey Weinstein, Kevin Space, dhe i fundit në listë radhitet Louis C. K. /Telegrafi/