Please enter at least 3 characters.

Beckenbauer frikësohet nga Dortmundi

2016/01/beckenbauer-frik-euml-sohet-nga-dortmundi_hd.jpg

Ndeshja do të luhet të shtunën në orën 18.30 në stadiumin ‘Signal Iduna Park’. Robben mungon pasi që pësoi një lëndim në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Monchengladbach dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit edhe për të paktën 5 javë, ndërsa Ribery vazhdon të vuajë lëndimin e pësuar në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit.

“Sipas mendimit tim, problemi më i madh i Bayernit në ndeshjen ndaj Dortmundit do të jetë mungesa e Robben dhe Ribery”, tha fillimisht gjermani.

“Ata janë dy lojtarë të pazëvendësueshëm për skuadrën tonë. Sigurisht që Gotze dhe Muller janë dy futbollistë shumë të mirë gjithashtu, por më duhet ta pranoj se Ribery dhe Robben janë lojtarët më të rrezikshëm që ne kemi në skuadër në fazën sulmuese. Mungesa e tyre do të jetë një epërsi e madhe për Dortmundin”, shtoi Beckenbauer. /Telegrafi/