Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha thekson gjoksin në imazhet e fundit, thotë se është duke provuar veten në editimin e fotografive

2020/07/beberexha_110204313_688926511657512_1113885579754208263_n-e1595842054310.jpg

Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret shqiptare e cila vazhdon të jetë e kërkuar në tregun ndërkombëtarë.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria, përfshirë edhe paralajmërime për projekte të ndryshme.

Bukuroshja bionde njihet edhe linjat e saj trupore, ndërsa shpeshherë sjell momente nga stërvitjet e ndryshme që bën.

Por, kohët e fundit ajo si duket ka sfiduar vetën në editimin e fotografive, për të cilat është duke punuar mjaft shumë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Bebe ka publikuar një imazh atraktiv, ndërsa në rend të parë ka vënë gjoksin e formësuar.

“Duke punuar në editimin e fotografive. Ndjeva ta vendos qiellin në sfond. Fotografia origjinale është në ‘Instastory’”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se këngëtarja ka u ka bërë thirrje fansave të saj që të kenë kujdes ndaj shëndetit mendor, gjatë kësaj kohe të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/