Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha shfaqet me kostum provokues dhe plot shkëlqim për performancën e saj në Spanjë

2018/11/Bebe2-e1541191299787.jpg
181:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 02: Bebe Rexha attends during 'LOS40 Music Awards' 2018 at WiZink Center on November 2, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Juan Naharro Gimenez/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në Madrid të Spanjës për të performuar në një nga emisionet televizive këngën e saj më të fundit "I'm a mess", e cila është shndërruar në hit.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga aktivitet muzikore dhe jeta e saj e përditshme.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja Rexha publikon për fansat e saj edhe video ose fotografi provokuese.

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në një video.

Bebe Rexha u ka treguar ndjekësve të saj kostumin provokues dhe me shkëlqim, me të cilin është prezantuar gjatë performancës së saj.

Përndryshe, albumi i saj "Expectations" i publikuar këtë vit, është cilësuar si një nga më të suksesshmit këtë vit. /Telegrafi/