Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha nuk i shpëton trendit të efekteve të SnapChat, pozon në versionin "mashkull" pranë babait të saj

2019/05/bebe4-1-e1558508397822.jpg
256:"DALLAS, TX - NOVEMBER 27: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Bebe Rexha performs onstage during 106.1 KISS FM's Jingle Ball 2018 at American Airlines Center on November 27, 2018 in Dallas, Texas. (Photo by Cooper Neill/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, së fundmi rrëmbeu vëmendjen e mediave për shfaqjet e saj atraktive në Instagram.

Ajo pozoi me bikini, duke treguar linjat e saj të vërteta trupore, pa dashur të gënjejë me montimin e fotografive me 'photoshop'.

Bebe Rexha përndryshe është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka bërë për të qeshur fansat, teksa ka provuar efektet më të fundit në rrjetin social SnapChat.

Bëhet fjalë për filtrat që mund t'i bëjnë vajzat të duken si meshkuj, ose e kundërta: meshkujt të duken si femra.

Këngëtarja shqiptare e ka provuar një efekt të tillë në prezencë të babait të saj, Flamurit, ndërsa duke qeshur thoshte në video se tani duket tamam si babai i saj.

Fansat e shumtë të këngëtares kanë qeshur me këto video të saj, ndërsa edhe më qesharake ishte ngjashmëria e krijuar me të atin në versionin "mashkull" të Bebe Rexhës. /Telegrafi/