Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha në hall me peshën

2019/08/GettyImages-1059360990-3-e1566376283304.jpg
189:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 08: Bebe Rexha attends the Victoria's Secret Fashion Show at Pier 94 on November 8, 2018 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Victoria's Secret)
32:"Getty Images for Victoria's Secr

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe rexha, ka pak ditë që ka nisur turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers.

Ajo duket shumë entuziaste teksa performon para publikut, mirëpo kilogramët e tepërt vazhdojnë të përbëjnë pak problem për të.

Këtë gjë, ajo e ka bërë të ditur së fundmi edhe përmes një postimi të bërë në Twitter, të cilin më pas të njëjtin e ka shpërndarë edhe në InstaStory.

“Zemra ime dëshiron pica, por kofshët e mia jo”, ka shkruar artistja shqiptare në llogarinë personale në Twitter.

Kujtojmë që e njëjta këtë vit është baallafaquar me mjaft probleme sa i përket peshës, teksa doli hapur me një video në janar duke treguar se si shtëpitë e mëdha të modës, kishin refuzuar dizajnimin e fustanit të saj për në "Grammy", për shkak të përmasave.

Sido që të jetë, këngëtarja shqiptare duket gjithsesi bukur në thuajse çdo paraqitje të saj dhe merr komplimente të vazhdueshme nga fansat. /Telegrafi/