Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha, e ftuar speciale në turneun e Nick Jonasit

2016/01/beberexha-e1428481818151.png

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, do të jetë mysafir special në turneun e këngëtarit amerikan Nick Jonas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari që përmes rrjetit social tregoi datat e koncerteve dhe se Bebe Rexha do të jetë e ftuara speciale.

Turneu do të nisë më 6 shtator dhe do të përfundojë më 25 tetor.

Bebe Rexha do të hap të gjitha mbrëmjet.

“I’m Gonna Show You Crazy” është kënga e fundit e Rexhës.

Së fundmi ajo po qëndron në Evropë për disa koncerte. /koha.net/