Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha arrin nëntë milionë ndjekës në Instagram

2019/08/GettyImages-1057321410.jpg
199:"BILBAO, SPAIN - NOVEMBER 04: Bebe Rexha performs on stage during the MTV EMAs 2018 at Bilbao Exhibition Centre on November 4, 2018 in Bilbao, Spain. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Suksesi i shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë në rritje.

Ajo është tashmë një personazh mjaft me influencë edhe në rrjetet sociale, pasi vetëm në Instagram ka arritur së fundmi shifrën e nëntë milionë ndjekësve.

Duke i falënderuar gjithnjë për mbështetjen, Bebe Rexha i ka falënderuar fansat e saj që gjithnjë i qëndrojnë pranë, e në veçanti ata shqiptarë për të cilët thotë se janë fansat e preferuar të saj.

Bebe Rexha me nëntë milionë ndjekës në Instagram (Foto: SC/Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja me origjinë nga Dibra i shfrytëzon rrjetet sociale për të promovuar këngët e saj të reja, apo edhe për të sjell fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ajo gjithashtu nuk heziton që t'i tregojë defektet dhe të metat e saj, pasi njihet për komunikimin e çiltër që ka me fansat e saj në Instagram.

Përsa i përket muzikës, "Harder" mban titullin kënga e fundit që 29-vjeçarja solli në bashkëpunim me Jax Jones, teksa është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në kategorinë "Kënga më e mirë ritmike", në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards. /Telegrafi/