Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha arrin me plot elegancë në tapetin e kuq të "Grammy Awards", duket mahnitëse me fustanin e kuq

2019/02/GettyImages-1097522886-e1549846024494.jpg
208:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Bebe Rexha attends the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Është duke u mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Në këtë mbrëmje kanë marrë pjesë yje të shumtë nga arena ndërkombëtare, gjersa nuk ka munguar edhe prezenca e shqiptareve të famshme: Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Bebe Rexha arriti në tapetin e kuq të “Grammy”-t veshur me një fustan elegan ngjyrë të kuqe, i cili i dha asaj një pamje tejet tërheqëse.

Ajo arriti që të kthejë gjithë vëmendjen nga ajo, me dukjen e saj glamuroze, ndonëse vetëm pak javë më parë kishte dalë hapur me një video në rrjette sociale, duke reaguar kundrejt shtëpive të modës që refuzuan dizajnimin e fustanit të saj, për shkak të përmasave të trupit.

Duket se Bebe Rexha ka gjetur stilistin e duhur, përderisa u shfaq me një veshje të kuruar deri në detaje.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare ka qenë e nominuar për dy çmime në këtë mbrëmje: “Artistja e re më e mirë”, dhe “Dueti më i mirë i zhanrit country”.

Në këtë të fundit, ajo humbi shansin për të fituar, ngase fitues në kategori dolën Dan dhe Shay për duetin e tyre shumë të suksesshëm “Tequila”.

Kjo u bë e ditur nga disa prej kategorive që “Grammy” i zbuloi pak orë para shfaqjes së yjeve në tapetin e kuq. /Telegrafi/

Pamje tjera nga paraqitja glamuroze e Bebe Rexhës në "Grammy Awards 2019":