Please enter at least 3 characters.

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

BDI
BDI
BDI

Koalicioni i partive shqiptare opozitare në Butel vazhdon të pretendojë se çështja e paraleles shqipe në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski – Penko” nuk është zgjidhur. Linkest Lumani, këshilltar nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Butelit, deklaroi sot se pavarësisht premtimeve, paralelja u mbyll dhe problemi mbetet i pazgjidhur.

Ai theksoi se regjistrimi i nxënësve u realizua vetëm pjesërisht, duke u bazuar në kriterin nëse nxënësi kishte motër ose vëlla të regjistruar në paralelet e kësaj shkolle.

“Prandaj, kërkojmë të zbatohet neni 7 i Vendimit për rajonizimin e shkollave, i cili përcakton qartë se mund të regjistrohen nxënës edhe nga komuna tjera, por që janë në rajonin ku gjendet shkolla. Zëvendësministër, a e kuptoni se çfarë dëmi u keni shkaktuar nxënësve shqiptarë në Komunën e Butelit?! A e kuptoni se, me deklaratat që dhatë disa ditë më parë para mediave, jo vetëm që nuk e mbrojtët interesin e nxënësve shqiptarë, por u pozicionuat në një linjë me qëndrimet e kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovskit?!” Por kjo nuk na habit pasi mbyllja e sotme e paraleleve, siç tregon edhe historia jo e largët të shqiptarët e Maqedonisë, e keni trashëgimi”, tha ai.

Këshilltari i AKI-së vlerëson se opinioni publik nuk mund të anashkalojë faktin se gjatë zgjedhjeve lokale, partia VLEN dhe i gjithë aparati i saj politik e mbështetën fuqishëm kandidatin e OBRM-PDUKM-së, Darko Kostovski, duke kontribuar në zgjedhjen e tij që në raundin e parë.