BDI nuk bën koalicion me Gruevskin, Osmani: Vazhdojmë me diskutime (Video)
30/01/2017
Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së ka thënë se debati në parti do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Siç e dini, ne kemi pasur pesë opsione. Ne kemi diskutuar edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që të vazhdojmë debatet e brendshme në BDI edhe në ditët në vazhdim pasi debati nuk mund të kryhet sonte. Nuk kemi argumente për të sjellë vendim.'' ka thënë Osmani.
Siç dihet, mandati i Nikolla Gruevskit duhet të mbarojë edhe disa minuta dhe nga kjo, Osmani la të kuptohet se BDI nuk e ndihmon Gruevskin që të bëjë qeveri. ''E lë që ju të bëni interpretime bashkë me qytetarët.'' ju tha Osmani gazetarëve./Telegrafi/


