Please enter at least 3 characters.

BBC ndalon transmetimin e muzikës së Michael Jacksonit

2019/03/Michael-Jacksonn.jpg
431:"SANTA MARIA, CA - MARCH 4: Michael Jackson leaves court after the week's testimony in his child molestation trial at Santa Barbara County Superior Court on March 4, 2005 in Santa Maria, California. Jackson is charged in a 10-count indictment with molesting a boy, plying him with liquor and conspiring to commit child abduction, false imprisonment and extortion. He has pleaded innocent. (Photo by Eric Neitzel-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Michael Jackson, këngëtari i ndjerë, është vënë në qendër të vëmendjes së mediave pas akuzave për abuzim seksual.

"Mbreti" i Pop-it kohët e fundit është vënë në qendër të akuzave se ka abuzuar seksualisht me fëmijët dhe për këtë është xhiruar një dokumentar.

Pas këtyre pretendimeve, një ndër radiot më të mëdha në Britani të Maadhe, BBC Radio 2 ka ndërprerë transmetimin e këngëve të këngëtarit.

Vendimi raportohet të jetë marrë javën e kaluar përpara shfaqjes së dokumentarit të Channel 4 News për krimet e dyshuara të yllit, i cili do të transmetohet këtë javë.

Sunday Times shkruan sot se James Safechuck, 40 vjeç dhe Wade Robson, 36 vjeç, pretendon se janë sulmuar seksualisht dhe janë përdhunuar gjersa ishin fëmijë.

Ndërkohë, trashëgimtarët e Jacksonit do ta padisin HBO-në për shkak të filmit dokumentar “Leaving Neverland”, me ç’rast do të kërkojnë 100 milionë euro dëmshpërblim.

Dokumentari do të emetohet në dy pjesë, ku secila pjesë do të zgjasë nga dy orë. /Telegrafi/