Bayerni triumfon me lehtësi ndaj Nurnbergut
Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Nurnbergut.
Bavarezët kanë vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligas dhe duan ta vazhdojë këtë ndjekje ndaj Dortmundit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të skuadrës së Niko Kovac, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes, ku sulmuesi Robert Lewandowski shënoi për 1-0 pas asistimit të Joshua Kimmich.
Lewandowski doli në skenë edhe në minutën e 27-të duke shënuar për 2-0 dhe duke dërguar ekipin e tij në pushim me dy gola epërsi.
Edhe në pjesën e dytë, Bayerni e tha fjalën e tyre duke dominuar, sulmuar, krijuar raste, por edhe gjetur golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të dhe ishte Franck Ribery, i cili shënoi për 3-0 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Bayerni ka 27 pikë në vendin e dytë, ndërsa Nurnbergu renditet në pozitën e 16-të me 11 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në udhëtim te Hannoveri, teksa Nurnbergu e pret Wolfsburgun. /Telegrafi/


