Please enter at least 3 characters.

Bayerni rivalizon Chelsean për Koulibalyn

2016/05/020416-Soccer-Kalidou-Koulibaly-of-Napoli-PI-DP.vresize.1200.675.high_.2.jpg

Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi tjetër pas transferimit të Mats Hummels.
Senegalezi Kalidou Koulibaly është objektivi kryesor i Chelseat por tani është në radarin e Bayernit.

Janë mediat gjermane që kanë bërë me dije se Carlo Ancelotti është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të fuqishëm.

Napoli ka pranuar se do ta shesë Koulibalyn, por vetëm mbi shumën e 30 milionë eurove.

Gjithsesi gjatë javës së ardhshme mbetet të shihet se ku do të përfundojë 25-vjeçari, në Londër apo në Munich. /Telegrafi/