Please enter at least 3 characters.

Bayerni po kërkon sulmues, katër emra të njohur në listën e bavarezëve (Foto)

2017/11/GettyImages-823495576-e1510249950197.jpg
246:"SINGAPORE - JULY 27: Bayern Munich players walks during the International Champions Cup match between FC Bayern Munich and FC Internazionale at National Stadium on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
21:"Getty Images for ICC

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi.

Aktualisht si sulmues qendror tek Bayerni është vetëm Robert Lewandowski dhe bardh e kuqtë kërkojnë edhe një futbollistë për partneritet të boshnjakut.

Sipas medieve gjermane, katër emra të njohur janë në listën e Bayernit për fazën ofensive.

Në listën e gjigantit gjerman janë tre sulmues mbi moshën 30 vjeçare dhe një tjetër në të tridhjetat.

Top shënuesi i Romës, Edin Dzeko prinë në listën e dëshirave tek Bayern Munich.

Ardhja e Dzekos duket e vështirë pasi Roma beson shumë në të dhe është lojtari kryesor i fazës ofensive.

Ndërkohë në listë ndodhet edhe sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez i cili nuk ka pranuar rinovimin me ‘Topçinjtë’.

Dy emrat e fundit janë befasi, pasi janë dy sulmues në moshën 33 vjeçare.

Sulmuesi boshnjak Vedad Ibisevic po kalon nëpër një formë të mirë në Bundesliga dhe është dëshirë e Bayernit.

Ndërkohë i fundit në listë është Fernando Torres që ka paralajmëruar largimin nga Atletico Madrid në fund të edicionin kur i skadon edhe kontrata e tij.

Mbetet të shihet se cili nga lojtarët e lartpërmendur do t’i bashkohet bavarezëve gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/