Please enter at least 3 characters.

Bayerni konsideron Mourinhon për sezonin e ardhshëm

2019/03/Mourinho-1.jpg
282:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 08: Jose Mourinho, Manager of Manchester United celebrates his sides goal during the Premier League match between Manchester United and Fulham FC at Old Trafford on December 8, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu thuhet se është duke e konsideruar emërimin e Jose Mourinhos trajner të ekipit për sezonin 2019/20.

Mourinho ka qenë pa klub që nga dhjetori, kur u shkarkua nga klubi i Ligës Premier, Manchester United.

Por, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë shumë e përfolur dhe portugezi është lidhur më shumë me një rikthim te Real Madridi ose Interi.

Klubi mbretëror ka emëruar Zinedine Zidanen, ndërsa portugezi tani po lidhet me një tjetër klub të madh evropian.

Jose Mourinho (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Footmercato, Mourinho po konsiderohet nga Bayern Munichu për sezonin e ardhshëm 2019-20.

Bavarezët thuhet se do të vendosin të mos vazhdojnë me trajnerin aktual Niko Kovac dhe portugezi pritet të zbarkoj në Allianz Stadium. /Telegrafi/