Please enter at least 3 characters.

Bayerni favorit ndaj Anderlechtit - formacionet startuese

2017/09/bayern.jpg

Bayern Munichu ka një sfidë të lehtë në letër në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Më kuadër të Grupit B, bavarezët janë nikoqirë të skuadrës belge, Anderlecht, në duelin që zhvillohet në Allianz Arena.

Carlo Ancelotti dhe Rene Weiler në formacionet bazë i kanë angazhuar lojtarët e tyre që janë në formën më të mirë.

Celticu dhe Paris Saint Germaini luajnë në ndeshjen tjetër të këtij grupi.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Kimmich, Sule, Martinez, Rafinha; Tolisso, Thiago; Robben, James Rodriguez, Ribery; Lewandowski.

Formacioni startues i Anderlechtit: Sels; Chipciu, Spajic, Kums, Deschacht, Najar; Stanciu, Dendoncker, Trébel, Hanni, Teodorczyk.

/Telegrafi/