Please enter at least 3 characters.

Bayerni barazon me Ajaxin dhe ruan lidershipin në Grupin E

2018/12/Robert-Lewandowski.jpg
301:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 12: Robert Lewandowski of Bayern Munich scores his sides second goal during the UEFA Champions League Group E match between Ajax and FC Bayern Muenchen at Johan Cruyff Arena on December 12, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ashtu si Ajaxi edhe Bayern Munich kishin siguruar kualifikimin në fazën eliminim direkt, por ndeshja e fundit në Grupin E luhej për vendin e parë në grup.

Holandezët si vendas ishin më të mirë, por në fund u befasuan nga mysafirët dhe ndeshja përfundoi me një barazim 3-3.

Bayerni e filloi me disa raste për gol, ishte Serge Gnabry që rrezikoi, e në minutën e 13-të asistoi për Rober Lewandowskin. Dominimi vazhdoi edhe në pjesën e mbetur të pjesës së parë, por nuk kishte gola.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë shikuam një 45 minutësh krejt ndryshe nga vendasit. Donny van de Beek së pari në minutën e 61-të asistoi te Dusan Tadic, e pastaj ky i fundi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 82-të.

Në fund bavarezët u zgjuan nga gjumi dhe befasuan të gjithë, së pari barazuan rezultatin me Lewandowskin (75') nga pika e bardhë, ndërsa Kingsley Coman i dha epërsinë në minutat shtesë.

Por, drama vazhdoi dhe në minutën e gjashtë të shtesës shënoi edhe Nicolas Tagliafico, por ky barazim i konvenoi mysafirëve në fund.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se holandezët nga minuta e 67-të luajtën pa një lojtar, por numrat fushë u barazuan në minutën e 75-të kur Thomas Muller u përjashtua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon në fazën e eliminim direkt të LK-së nga vendi i parë në Grupin E me 14 pikë, ndërsa Ajaxi nga pozita e dytë me 12 pikë.

Benfica shkon në Ligën e Evropës me shtatë pikë nga vendi i tretë, ndërsa AEK-u i Athinës i fundit pa asnjë pikë. /Telegrafi/