Please enter at least 3 characters.

Bayerni arkëton pikë të reja në fitoren ndaj Hannoverit (Video)

2017/12/GettyImages-868726494-e1512231807199.jpg
330:"GLASGOW, SCOTLAND - OCTOBER 31: Kingsley Coman of Bayern Muenchen celebrates scoring his side's first goal with Arturo Vidal of Bayern Muenchen during the UEFA Champions League group B match between Celtic FC and Bayern Muenchen at Celtic Park on October 31, 2017 in Glasgow, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat prej 3-1, Bayern Munichu ka fituar përballë Hannoverit në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të, ndërsa realizues ishte Arturo Vidal.

Niclas Fuellkrug e pati mundësinë ta barazonte rezultatin, mirëpo dështoi të shënonte nga pika e bardhë (28').

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, rezultati u barazua gjatë pjesës së parë me golin e Charlison Benschop (38').

Kingsley Coman e riktheu epërsinë në gjysmën e dytë (67') duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje nga një pozitë e vështirë.

Fitoren e vulosi Robert Lewandowski, i cili e shënoi nga penalltia golin e tretë (87').

Me këtë fitore, Bayern Munichu qëndron në krye të tabelës me 32 pikë. Rivali më i afërt, RB Leipzig, është gjashtë pikë prapa.

Hannoveri është i dhjeti në tabelë me 19 pikë të arkëtuara në 14 javët e para në Bundesliga. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ay6sv

https://www.dailymotion.com/video/x6ay7sy