Bastisje në Kërçovë, gjenden pushkë dhe fishekë - ndalohet një person
Bastisje në Gostivar, ndalohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike
U ikë policëve me pranga në duar
08/05/2026
MPB Maqedoni njofton se dje (07.05.2026) në orën 18:00 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria D.S. (65) nga Kërçova.
"Gjatë bastisjeve në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij në Kërçovë dhe në fsh. Popoec, rrethina e Kërçovës, të realizuara me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar dy pushkë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm".
"Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.


