Bastisje në Gostivar, ndalohet një person
policia-mk
02/06/2026
MPB njofton se policia ka kryer bastisje në një shtëpi në Gostivar, me çka kanë ndaluar një person.
"Më 01.06.2026 në orën 17:00, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e privuan nga liria T.D. (50) nga Gostivari. Më parë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale nga nenet 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit, në njërën nga dhomat u gjetën veshje që lidhen me veprën penale "grabitje" (neni 237), ndërsa në ballkon u gjet një vazo me dy kërcej të bimës së kanabisit.
Sendet e gjetura u konfiskuan, ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB./Telegrafi/


