Bastisje në Demir Hisar, kapen nëntë pushkë, pistoleta dhe municione, janë ndalua katër persona
Zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Demir Hisar kanë ndaluar katër persona nga fshati Obednik, pasi gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre u gjetën armë dhe municione.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme, në orën 10:10 të mëngjesit, E.R. (57) dhe E.R. (20) u privuan nga liria. Gjatë një kontrolli të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, në shtëpinë e tyre u gjetën tre pushkë gjuetie, një pistoletë sinjalizuese, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sende të tjera.
Më parë, në orën 09:45 të mëngjesit, oficerët e policisë arrestuan edhe R.M. (61) dhe R.Sh. (35), gjithashtu nga fshati Obednik. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën pesë pushkë, një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Ministria e Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër të katërve do të ngrihen padi përkatëse./Telegrafi/


