Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, dyshohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj Shkëlzen Gashit, duke bastisur banesën e tij.
Sipas dokumentit i cili mban shenjën “urgjent” dhe datën 30 mars 2026, autoritetet kanë autorizuar mbledhjen e informatave dhe provave lidhur me dyshimet se Gashi ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, e paraparë me Kodin Penal të Kosovës.
Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se hetimet janë bazuar në prova materiale, raportime mediale dhe dëshmi të qytetarëve lidhur me deklarimet dhe publikimet e Gashit, të cilat dyshohet se kanë shkaktuar reagime dhe përçarje në opinionin publik, sidomos në lidhje me luftën çlirimtare në Kosovë.
Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve, është intervistuar Shkëlzen Gashi nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Ky veprim i Prokurorisë vjen pas ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila, sipas autoriteteve, ka përmbajtur informata të pasakta mbi ngjarjet e luftës dhe është mbështetur në librin e Shkëlzen Gashit.
Dokumenti gjithashtu autorizon policinë që të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë sigurimin e provave dhe intervistimin e të dyshuarit në cilësinë e tij, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit./Telegrafi/


