Please enter at least 3 characters.

Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

2020/09/david-geer-1.png

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular në Tetovë.

Euro-ambasadori në RMV, David Geer, në një postim në Twitter shkruan se BE shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë e viktimave.

"Lutjet tona janë me njerëzit e Tetovës, pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe miqtë e atyre që i kanë humbur jetët, ndërsa ju dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve", shkruan Geer.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në spitalin modular në Tetovë, zyrtarisht ka marrë jetën e 14 personave sipas Prokurorisë, ndërsa shkaqet ende nuk dihen./Telegrafi/