Please enter at least 3 characters.

Bashkëpunimi i 2Ton me Negon publikohet të premten

2022/10/22-ton.png

Reperi nga Ferizaj, 2Ton ditë më parë paralajmëroj se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Përmes një video të shkurtër, reperi njoftoi se kënga e re do të jetë në bashkëpunim me artistin Nego.

Ndërsa, sot (e enjte), ishte Nego ai që ka zbuluar se projekti i dyshes do të publikohet të premten (21 tetor).

“Monotonia, nesër, ora 18:00”, ka shkruar ai sipër postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që 2Ton mbetet aktiv si me projekte të reja gjithashtu edhe me mbrëmje muzikore.

Kënga e fundit e Arton Avdylit (emri i vërtetë) mban titullin “Adrenalina” të cilën e solli në muajin shtator dhe deri më tani ka grumbulluar afro tre milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube. /Telegrafi/