Please enter at least 3 characters.

Bashkëpunim në arsim në mes të Maqedonisë dhe Kosovës

2016/01/pdk-niveli-i-arsimit-n-euml-podujev-euml-shum-euml-i-ul-euml-t_hd.jpg

Ministrat e arsimit dhe shkencës të Maqedonis dhe Kosovës, respektivisht Pishtar Lutfiu dhe Arsim Bajrami, janë takuar në Ministrinë e arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë disuktuar për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kanë vendosur që nga java e ardhshme të hapin grant për bashkëpunim.

Për këtë grant do të mund të aplikojnë institucionet e arsimit të lartë, si edhe OJQ-të të cilat merren me arsimin e lartë, përmes organizimit të konferencave, etj.

Ministri Bajrami i ka dhënë mbështetje hapjes së universitetit të ri ''Nëna Terezë'', që sipas ministrit Lutfiu, do të fillojë të punojë në mes të tetorit./Telegrafi/