Please enter at least 3 characters.

Bashkëlojtari i Shaqirit bën një gjest të pahijshëm në miqësoren ndaj Holandës (Video)

2016/06/capture-20160605-130110.jpg

Ylli i Stoke Cityt, Marko Arnautovic, ka bërë një gjest të pahijshëm në ndeshjen mes Austrisë dhe Holandës.

Sulmuesi austriak duket se ishte i dëshpëruar nga loja jo e mirë e skuadrës së tij dhe kështu për një moment duket se e kanë lëshuar nervat.

Ai ka pështyrë në fytyrë mbrojtësin Kenny Tete, i cili është pjesë e Ajaxit, por në fund shpëtoi pa u ndëshkuar.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje ka përfunduar 0-2 në të mirë të përfaqësueses së Holandës. /Telegrafi/