Please enter at least 3 characters.

Bartomeu: Neymar nuk kthehet, Dembele është shumë më i mirë

2019/04/Bartomeu-e1555403733970.jpg
336:"BARCELONA, SPAIN - JUNE 03: Neymar (C) holds his new jersey with the FC Barcelona Vice-President Josep Maria Bartomeu (L) and FC Barcelona Sport Director Andoni Zubizarreta during the official presentation as a new player of the FC Barcelona at Camp Nou Stadium on June 3, 2013 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kthimi i Neymar tek Barcelona ka qenë një ndër temat më të përfolura në mediat botërore.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme.

Një ndër to është edhe kthimi i sulmuesit të PSG-së në Camp Nou. Kjo nuk është e mundshme sipas Bartomeus, i cili thotë se tashmë Barcelona e ka një super talent, ai është Ousmane Dembele.

“Nuk është e mundshme për brazilianin (Neymar), që të kthehet në sepse jemi të fokusuar në projektin me Dembelen e Coutinhon. Jemi të lumtur me ata që kemi”.

“Dembele është superior ndaj Neymarit dhe një profesionist i vërtetë. Është i ri, dhe mos të harrojmë ka ardhur në një klub të shkëlqyer, nuk është e lehtë. Por, ai është adaptuar. Dembele është shumë më i mirë se Neymari”, ka thënë Bartomeu. /kp/