Barku i Fjollës fryhet më shumë (Foto)
10/06/2015
Fjolla Morina edhe një herë ka treguar barkun e saj të shtatzënisë që po rritet vazhdimisht.
Por kësaj here ajo shfaqet më e veshur se herëve të kaluara, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale një selfie ku tregon barkun e saj në javën e 34-të.
“Bebja ime po bëhet gjithnjë e më e madhe. Java e 34-të”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.
Fjolla ka thënë se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta lindur atje fëmijën e saj, që është një vajzë. /Telegrafi/


