Please enter at least 3 characters.

Barcelona përgatit “planin B” në rast se dështon transferimi i Bastonit

Sipas raportimeve nga Diario Sport, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka identifikuar mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Cristian Romero, si alternativë në rast se nuk realizohet transferimi i objektivit kryesor, Alessandro Bastoni.

Interi raportohet se kërkon rreth 70 milionë euro për Bastonin, një shumë që mund të komplikojë planet e klubit katalanas.

Për këtë arsye, Barcelona ka nisur tashmë kontaktet fillestare me përfaqësuesit e Romeros për të shqyrtuar një transferim të mundshëm.

Romero, fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën, pritet të largohet nga Spurs gjatë verës për t’iu bashkuar një klubi të nivelit të lartë. Aktualisht ai është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në gju, por synon të rikthehet në kohë për Kampionatin Botërorë.

Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2029, është gjithashtu në vëzhgimin e Real Madrid dhe Atletico Madrid./Telegrafi/