Please enter at least 3 characters.

Barcelona nuk heq dorë nga Romagnoli

2020/04/Romagnoli.jpg

Barcelona është e vendosur që të transferojë Allessio Romagnolin nga Milani në afatin kalimtar të kësaj vere.

Blaugranasit ka kohë që po tentojnë të transferojnë kapitenin e Rossonerëve dhe duket se në fund të këtij edicioni do t'i marrin shërbimet e tij.

Sipas Sportmediaset, kampioni i La Liga-s ka filluar bisedimet me agjentin e 25-vjeçarit rreth transferimit të mundshëm në Canp Nou.

Lojtari thuhet se është i vendosur që të largohet nga San Siro dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë Spanja.

Por, Barcelona e di se për të transferuar mbrojtësin qendror, duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro.

Milani është në krizë financiare shkaku i coronavirusit dhe mund të lejojë që kapiteni i tyre të largohet në verë.

Romagnoli deri më tani në këtë sezon që aktualisht është i suspenduar nga virusi, ka bërë 26 paraqitje. /Telegrafi/