Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj Getafes
Barcelona ka bërë një tjetër hap pozitiv drejt titullit kampin, duke e mposhtur në udhëtim Getafen.
Katalunasit zhvilluan paraqitje të shkëlqyer pavarësisht mungesave, për të triumfuar me rezultat 0-2.
Roony Bardghji tentoi fillimisht të zhbllokonte rezultatin megjithatë goditja e tij u ndalë nga portieri.
Ishte Pedri që dhuroi një asistim magjik për Fermin Lopez, i cili nuk dështoi nga afërsia për ta kaluar Barcelonën në epërsi (45’).
Ndërsa, pas një kundëraksioni të shpejtë – Marcus Rashford mori një top të gjatë duke e dyfishuar epërsinë (74’).
Barcelona në fund e kishte edhe një rast të artë për ta shënuar edhe golin e tretë, por Casado dështoi nga afërsia.
Kësisoj, Barcelona mbledh 85 pikë në La Liga, ndërsa Getafe qëndron në pozitën e gjashtë me 44 sosh./Telegrafi/


