Please enter at least 3 characters.

Barcelona e sheh si pasardhës të Messit dhe do të bëjë çmenduri për të

2016/09/dybala-1-e1475063822204.png

Barcelona nuk heq dorë nga Paulo Dybala dhe do të tentojë një ofertë të re.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja El Mundo Deportivo, në verën e vitit 2017, klubi katalanas do të bëjë një tentativë për t’i rrëmbyer Juventusit talentin argjentinas.

Këtë vit kampionët e Spanjës shpenzuan 120 milionë euro për përforcimin e skuadrës duke siguruar shërbimin Jasper Cillseen, Lucas Digne, Andre Gomes, Denis Suarez, Samuel Umtiti e Paco Alcacer.

Tani ajo që kërkojnë të bëjnë drejtuesit e Barcelonës është t'i dhurojnë një nga yjet e rinj të futbollit botëror siç është Dybala që do të bëhet objektivi madhor i tyre.

Katalanasit do të kërkojnë që të shfrytëzojnë në maksimum faktin që rivalët e tyre, Real dhe Atletico Madrid janë të ndëshkuar me bllokim nga FIFA për të mos blerë lojtarë.

Pritet që Barcelona të ofrojë një çmim të madh për argjentinasin.