Please enter at least 3 characters.

Barcelona 2-3 Real Madrid, notat e lojtarëve: Ousmane Dembele më i miri në fushë

2022/01/Screenshot_1-34.png

Real Madridi ka arritur ta fitoj takimin gjysmëfinal në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës 3-2.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme në stadiumin King Fahd International në Riyadh të Arabisë Saudite, ku fituesi u mësua vetëm pas vazhdimeve.

Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Federico Valverde ishin autorët e golave për Los Blancos, derisa Luuk De Jong dhe Ansu Fati realizuan për Barcelonën.

Por nota më e lartë nga 'SofdaScore'ka shkuar për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele i cili bëri një ndeshje të madhe (9,5).

Me notë të madhe u vlerësuan edhe Karim Benzema (8,4) dhe Vinicius Junior (7,1).

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për treshen braziliane Eder Militao, Casemiro dhe Dani Alves. /Telegrafi/